‘Na çatë tr*pin me këtë pyetje’ / Nuk përmbahet Edi Reja, shpërthen keq ndaj gazetarëve

169

Trajneri kuqezi, Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

“U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’”. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtës. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezultate më të mira,” tha ndër të tjera trajneri Edi Reja.