Nami në Gjirokastër, mbyllen disa biznese dhe institucione si pasojë e Koronavirusit

71

Qarku i Gjirokastrës ka shënuar ditët e fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.

Kjo ka bërë që disa institucione, por edhe biznese që operojnë në këtë qark të mbyllen si pasojë e konstatimit të rasteve me Koronavirus mes stafit.

Kështu, mësohet se është mbyllur në mënyrë të pjesshme Inspektorati Shëndetësor dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Gjirokastër.

Gjithashtu, të mbyllura si pasojë e Covid-19 janë edhe tre fasoneri, dy prej të cilave në Përmet dhe tjetra në Gjirokastër.

Po ashtu, në mënyrë të pjesshme janë mbyllur edhe disa zyra në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, pasi mësohet se kanë rezultuar pozitivë me Covid një sanitare dhe një infermier.

(Descript.al)