Nasa ka publikuar video mahnitëse të momentit kur sonda e saj Perseverance është ulur në Mars, raporton BBC.
Pamjet tregojnë minutat e fundit të zbritjes, deri në pikën ku rrotat e robotit bëjnë kontakt me tokën.
Sekuencat tregojnë një vorbull pluhuri dhe zhavorri duke u nisur ndërsa automjeti ulet.
Perseverance, ishte e pajisur me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes në Mars.
Now that you’ve seen Mars, hear it. Grab some headphones and listen to the first sounds captured by one of my microphones. 🎧https://t.co/JswvAWC2IP#CountdownToMars
— NASA’s Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) February 22, 2021
Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.
Anija kozmike më e përparuar hyri javën e kaluar në atmosferën e Marsit dhe më pas u ul në mënyrë të sigurt në Liqenin Krater pas gati shtatë muajsh udhëtimi, duke filluar një kërkim për prova të jetës antike mikrobiologjike në Planetin e Kuq.
Ajo duhej të kryente një seri komplekse manovrash në mënyrë perfekte dhe të ngadalësohej kur zbriste për të shmangur rreziqet sipërfaqësore dhe të vendoste lehtë roverin në gjashtë rrotat e tij.
Inxhinierët e NASA-s, procesin e uljes në Mars të anijes kozmike me shaka i cilësuan si “shtatë minuta frike”.
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.