NATO: Turqia të punojë me aleatët, jo të marrë sistem mbrojtje nga Rusia

63

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me sistemin e ri ajror të mbrojtjes.

Ky qëndrim i Stoltenberg erdhi pasi ditën e djeshme Turqia testoi modelin e ri të mbrojtjes raketore S-400, ajër-tokë në Detin e Zi.

Këtë sistem mbrojtje Turqia e ka blerë në 2017 në një marrëveshje me Rusinë.

NATO e ka quajtur këtë sistem mbrojtje të Turqisë si një rrezik për aleatët e saj. Turqia duhet që të heq dorë nga raketat S-400 pasi këto nuk do të integrohen në sistemin e mbrojtjes së NATO-s.

 “Sistemi mund të paraqesë një rrezik për avionët aleatë dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s. Ky është një vendim i ndërmarrë nga vetë Turqia, por S-400 nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Është e rëndësishme që Turqia të  vazhdojë të punojë me aleatët për të gjetur zgjidhje alternative. Çdo provë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia, nëse konfirmohet, do të ishte për të ardhur keq”.