Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi

80

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi.

Golemi i cili ka qenë kampion boksi, është dënuar me 5 vite burg për agjitacion dhe propagandë në vitin 1979, në kohën e regjimit komunist.

Ai do të mbahet mend edhe si komentatori më i mirë i boksit në vend, duke marrë dhe çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë i biri, Ahmet Golemi, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

“Miq dhe dashamirës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.