Ndahet nga jeta Mitropoliti i Malit të Zi, ishte i infektuar me Covid-19

49

Mitropoliti Amfilohije, kreu i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Mediat vendase bëjnë me dije se 82-vjeçari ishte shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku ishte i shtruar prej datës 7 tetor.

Ditët e fundit, gjendja e tij ishte përkeqësuar. Mitropoliti ishte i intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.