Ndërhyri në sherr për të mbrojtur të vëllain, ky është i riu që u vra me thikë në Vlorë

942

Detaje të reja kanë dalë ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një i ri mbeti i vrarë si pasojë e goditjes me thikë.

Descript.al ka mësuar se 26-vjeçari ka ndërhyrë për të mbrojtur vëllain, pasi një grup të rinjsh po bën sherri me njëri-tjetrin.

Në sherr e sipër, Aleksandër Petanaj është goditur me thikë nga një 16-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Edhe pse Petanaj u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë për shkak se thika e kishte preku zemrën.