Ndërkohë që qëndroni në shtëpi, mësoni si të gatuani krepat ‘perfekte’

170

Nëse po mendoni që këto ditë t’i përkushtoheni gatimit, kjo recetë për krepat do t’ju sigurojë krepa shumë të shijshëm dhe të butë.

Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit të vezëve.

Me ndihmën e një truku dhe me përgatitjen e përbërësve paksa ndryshe, krepat do t’i gatuani në mënyrë të përsosur.

Përgatitja:

Bëni tretjen për krepa në mënyrën e zakonshme, me një ndryshim të vogël që do të ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve. Të verdhët tundni në tretje, ndërkaq të bardhët lini anash.

Kur tretjes t’i shtoni të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) përzieni mirë.

Nga të bardhët bëni dëborë të tundur (të mos jetë as e butë as e fortë).

Shtoni ngadalë të bardhët e tundura të vezëve.

Pikërisht kjo dëborë e tundur do t’u japë strukturë shkumore, butësi dhe fantazi të shijes. Janë aq të shijshme sa që edhe kur të ftohen dhe të qëndrojnë një kohë, do të ruajnë butësinë.