Ndërron jetë nga koronavirusi sipërmarrësi dhe botuesi i njohur shqiptar

576
Foto ilustruese brenda Infektivit

Koronavirusi i ka marrë jetën sipërmarrësit dhe botuesit të ‘Dita 2000’, mbështes i botimeve dhe i kolanës së Filozofisë Politike, Naim Bucit.

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe pedagogu Arben Imami, ka rrëfyer gjithë rrugëtimin e tij me  botuesin, që nisi me disa botime modeste, për t’u kthyer pastaj në kolanë me 100 libra.Me Naimin kemi ndarë një rrugëtim të gjatë si miq dhe bashkëpunëtorë. Filluam së bashku një projekt modest për botimin në shqip të një serie veprash të mendimit politik, i cili falë edhe përkushtimit të Naimit u shndërrua në një kolanë të Filozofisë Politike, e pashoqe në serinë e botimeve shqip. Naimi nuk ishte thjesht një biznesmen botues, por një djalë me vizion dhe intuitë për të dalluar të bukurën, të mirën të nevojshmen, prandaj dhe u bë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë të përbashkët në sjelljen e elitës së mendimit politik në gjuhën shqipe. Si mik, mungesa e tij do jetë e pashlyer, si bashkëpunëtor do mbetet i pazëvendësueshme”, shprehet Imami.