Ndeshja/Edi Reja zgjedh formacionin kuqezi ndaj San Marinos

107

Edi Reja ka përzgjedhur formacionin me të cilin Shqipëria do të përballet me San Marinon prej orës 20:45.

Reja ka zgjedhur për portën Thomas Strakoshën, që rikthehet të luajë pas disa kohësh. Në mbrojtje Ajeti ka marrë vendin e Ismajlit dhe luan krah Gjimshitit dhe Veselit.

Hysaj e Lenjani aktivizohen nga krahët, kurse në mesfushë Bares i bashkohen Ramadani dhe Memushaj. Sulmi i është besuar Brojës dhe Manajt.

San Marino, formacioni zyrtar: Benedettini, Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi, Palazzi, Tomassini, Golinucci, Mularoni, Nanni, Berardi. Trajner: Franco Varrella

Shqipëria, formacioni zyrtar: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Memushaj, Ramadani, Bare, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja