Ndjekësit janë të bindur se kanë zbuluar gjininë e fëmijës së Meghan dhe Harry

101

Meghan dhe Harry janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të dytë. Dyshja e dhanë lajmin e bukur në 14 shkurt, jo për faktin e Shën Valentinit, por për faktin se në 14 shkurt ka dhënë lajmin e shtatzënisë edhe Princeshë Diana.

Duke kujtuar kështu edhe momentin që Princesha Diana ka dhënë lajmin kur ishte shtatzënë me Harryn, Meghan dhe Harry menduan se kjo datë do të ishte e veçantë edhe për ta. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Meghan është shfaqur me një unazë të re në dorë. Pikërisht kjo unazë, ka bindur fansat që çifti do të bëhen së shpejti me një vajzë. Unaza e re është me një diamant rozë dhe sipas ndjekësve, kjo simbolizon edhe gjininë e fëmijës.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.