Ndoka: Partia ime është kundër LGBT, sa kohë të jem në Kuvend nuk votoj për ta

68

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka thekson se forca e tij politike është kundër “fenomenit” LGBT dhe sa kohë të jetë ai në parlament nuk votoj në favor të tyre.

Programi jonë përputhet me atë të Partisë Demokratike. Programi fillon nga sistemi juridik, mënyra e qeverisjes, arsimi. Partia Demokristiane fokusohet te problemet e familjes. Ne jemi kundër “fenomenit” LGBT. Sa të jem unë në parlament nuk votoj në favor të tyre. Jam kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo është e papajtueshme për partinë politike që unë përfaqësoj”, u shpreh Ndoka për Ora News.