“Në emision nuk vesh dot mbathje”/Lei Kraja tregon ngacmimin nga futbollistët shqiptarë: Jam puthur dhe me femra

312

Moderatorja e sportit Lei Kraja është mjaft e komentuar në rrjete sociale për format trupore si dhe për deklarat e bujshme. Kraja është mjaft e hapur me publikun shqiptar dhe as këtë here nuk është kursyer me detajet nga jeta e saj personale.

E ftuar në ‘Why Not’ Lei ka treguar se në gjatë emisionit që ajo moderon e ka të vështirë të veshë mbathje, prandaj nuk vesh fare kur del në transmetim.

“E bëj shpeshherë ne emision, dal pa mbathje. Një fustan që është ngjitur, nuk i vesh dot mbathje,”– tha moderatorja seksi.

E komentuar shpesh për jetën private prezantuesja u shpreh se ka kontakt dhe shumë djem por nuk e ka mohuar që shpesh ka flirtuar dhe e kanë ngacmuar.

“Unë vetëm me çuna rri. Vetëm me futbollistë për shkak të punës, gazetarët që punoj. Deri tani nuk kam pasur asgjë më shumë se shoqëri me një futbollist. Më kanë ngacmuar futbollistët shqiptarë dhe unë kam flirtuar, mos të gënjej është gjë normale. Futbollistët janë të bukur, të suksesshëm, të mirë por s’kam pasur gjë më shumë. Tipin e kam flirtues, meqë jam gaforre nuk e di çfarë dua. Në Shqipëri meqë merremi me fjalë nuk dua ta bëj publike një lidhje. Besoj shumë tek syri i keq,”- i shpreh ajo.

Krahas rrëfimit për meshkujt Lei ka treguar se përveç djemve ka puthur edhe vajza, por kjo ka ndodhur padashje.

Mund të jemi puthur padashje. Po bëjë një selfi me një shoqe, doja ta puthja në faqe dhe ajo gjithashtu, kur u kthyem u puthëm në buzë. E kemi dhe foto,”- shtoi Lei./Descript.al/