Ne presim të krijohen çifte, konkurrenti i “Për’puthen” shoqërohet me vajzën e “Love Story”

284

Mesa duket dy programet që kanë në fokus krijimin e çifteve dhe gjetjen e “dashurisë së vërtetë”, po bashkëpunojnë pa e ditur produksioni. Teksa në “Për’puthen” pritet të krijohet çifti i radhës dhe në “Love Story” priten zgjedhjet e Saimirit, një nga konkurrentët e programit të parë është shfaqur në shoqërinë e ish konkurrentes së “Love Story”.

Mes dy programeve mund të ketë konkurrencë, por mes pjesmarrësve duket se ka vetëm afrimitet. Në këtë rast bëhet fjalë për Atdheun, djalin që ka trazuar ujërat në “Për’puthen”. Ai ka publikuar një InstaStory në shoqërinë e Drita Perhatit, vajzës së eleminuar nga Saimiri në “Love Story”. Fundja edhe nëse dyshja janë çift, të paktën dy programet e kanë realizuar pa vetëdije misionin e tyre të krijimit të dashurisë.

/Descript.al/