Në sy të gruas ka ngacmuar… / Arrestohet në Korsikë Conor Mc Gregor, akuza ndaj tij këtë herë është vërtet e rëndë

202

Conor Mc Gregor, kampioni i MMA dhe kompeticionit UFC është arrestuar në Korsikë dhe është futur në paraburgim, pasi akuzohet për sulm seksual dhe ekspozim të pahijshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, irlandezi u arrestua menjëherë pas incidentit.

“Pas një ankese të depozituar më 10 shtator, e cilësuar si ‘akte të turpshme të ngjashme me një ngacmim seksual’, z.Mc Gregor është arrestuar dhe thirrur në gjyq”, thuhet në deklaratën e zyrës së prokurorit lokal.

McGregor kohët e fundit u fotografua duke marrë pjesë në një event luksoz në portin e Calvi, së bashku me të fejuarën e tij, Dee Devlin.

32-vjeçari ka kaluar disa javë në Korsikë për t’u përgatitur për ngjarjen dhe ishte dashur të nisej në udhëtim të shtunën me Princeshën Charlene të Monakos.