Nëse shkollat marrin pjesë në testimin masiv kundër Covid-19, nxënësit nuk do të mbajnë më maska

75

Një rajon në Zvicër do t’i lejojë nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta të mos mbajnë maska, nëse shkollat e tyre marrin pjesë në testimin masiv kundër Covid-19.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga 12 prilli në kantonin malor të Grisons në kufirin me Italinë, shkruan TheGuardian.

Ky kanton ka nisur testimin masiv që nga muaji shkurt dhe deri tani 95% e nxënësve të institucioneve pjesëmarrëse do të lejohen të mos mbajnë maska.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.