Nga pëlqim në hatërmbetje, Blerimi i kthehet kundër Antonelës

71

Përballja prej 4 minutash mes Atdheut dhe Antonelës nuk u prit shumë mirë nga djemtë e tjerë, që kishin shfaqur interes ndaj kësaj të fundit. Për më tepër Atdheu dhe Antonela u shfaqën të dy bashkë në Sarandë pas këtij takimi. Ata nuk publikuan foto me njëri-tjetrin, por imazhet e postuara ngritën menjëherë dyshime.

Në lidhje me këtë çështje, sot Blerimi ju kthye kundër Antonelës në emision. Ai i kërkoi shpjegime për takimin 4 minutash dhe më pas udhëtimin drejt Sarandës me Atdheun. Madje Blerimi ngriti aludime se Atdheu dhe Antonela janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Antonela nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se ka qenë në Sarandë me familjen për disa punë personale.


“Unë isha me familjen time në Sarandë dhe ti nuk mund të më kërkosh mua llogari se nuk jam gruaja jote. Kam shkuar për punët e mia në Sarandë”, tha Antonela.“Sinqerisht po të kursej në respekt të mamit tënd. Unë jam e sigurt se ajo është shumë kundër këtyre gjërave që po bën ti këtu”, tha Blerimi.