Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60 vjeçari mostër

166

Policia e Kavajës ka arrestuar një 60-vjeçar për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Sipas njoftimit, 60-vjeçari me iniciale A.SH ka rënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”