Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese / Yuri Kim dhe ambasadori Soreca takojnë Vitore Tushën për caktimin e kandidatëve

58

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim në Tiranë dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, këtë të mërkurë në kuadër të reformës në drejtësi janë takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën.

Kim përmes një postimi në Twitter shkruan se në këtë takim është rikonfirmuam afatin kohor për të caktuar kandidatë të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të tjera ambasadorja shkruan se deri më 31 dhjetor Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale.

Reagimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim:

“Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tusha do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi,” shkruan ambasadorja Kim.

(Descript.al)