Ngjarje e rëndë/ Babai qëllon për vdekje të birin

449

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë ku babai ka qëlluar për vdekje të birin, për motive ende të panjohura.

Personi me inicialet A.K është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, ka thënë ajo.