Ngjarje e rëndë/ Një grua u drogua dhe u dhunua nga pesë persona për gjashtë ditë

153

Një grua dyshohet se është dhunuar nga pesë persona për gjashtë ditë me radhë që nga 30 prilli deri më 5 maj të këtij viti, në një ambient të braktisur në kryeqytet.

Në denoncimin e saj, gruaja u shpreh se ajo gjithashtu u detyrua të përdorë substanca narkotike.

I dyshuari kryesor që me 30 prill e thirri për ta takuar e më pas e çoi me forcë në një ish ushqimore të braktisur në Prishtinë, ishte denoncuar më herët në polici nga i dashuri i viktimës pasi e kishte kanosur atë.

Që nga 5 maji kur viktima bëri edhe kallëzimin penal, policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione se dikush nga ta është arrestuar.

Po ashtu edhe Prokuroria e Prishtinës, sipas së cilëve rasti është në hetim e për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të japin më tepër detaje.

Viktima dhe të dyshuarit janë të kombësisë shqiptare.