Ngjarje rëndë/ Ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar, ishte duke u ngjitur në mal me shokët

142

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ishte duke u ngjitur në mal me shokët e tij, raporton La Nazione.

Ngjarja ka ndodhur në malin Marmagna në Itali dhe mediat italiane raportojnë se 18-vjeçari Marinel Senka jetonte në Pontremoli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 , ndërsa lajmi i hidhur tronditi gjithë komunitetin e asaj zone.

Po ashtu, mediat raportojnë se shqiptari ishte bashkë me 2 shokë të tjerë, të cilët ishin nisur nga Bosco di Corniglio, në zonën e Parmës, ndërsa ata fatmirësisht nuk u lënduan. Mësohet se viktima ra në një grykë, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60 vjeçar.

Ndërkohë që era e fortë bëri të pamundur ndërhyrjen me helikopter, ndërsa trupi i tij u nxor në mbrëmje.