Ngricë dhe borë, ARRSH njoftim mbi gjendjen e rrugëve gjatë orëve të fundit

111

Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka informuar publikun lidhur me situatën më të fundit nga moti me temperatura të ulta që ka përfshirë vendin tonë.

Postimi i plotë:

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar

Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.