Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja Yuri Kim i ka bërë thirrje Presdienti Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që të punohet urgjentisht për rivënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.
Thirrja vjen përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter ku Kim shkruan:
“Faleminderit Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, që e keni bërë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Jemi dakord. Duke marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me institucionet përkatëse për ta realizuar këtë para fundit të vitit 2020”, shkruan Kim në Twitter.
Thank you, Pres @ilirmetazyrtar & Speaker Ruci, for making clear that Albania must have a functioning Constitutional Ct NOW. We agree. Considering the Venice Commission opinion, these two leaders should work w/relevant bodies urgently to make this happen before the end of 2020.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 18, 2020