Niko Peleshi nxjerr pamjet: Ushtria gati për të ruajtur sigurinë e aeroportit të Rinasit

92

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë pamjet e ushtrisë të cilat kanë marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit dhe Albcontrol për të garantuar sigurinë e aeroportit pas grevës së 65 kontrollorëve.

Sipas Peleshit, strukturat e Forcave të Armatosura, si pjesë integrale të aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha”, shkruan Peleshi.