Nis stërvitja “Defender 21”, Yur Kim: Shqipëria pritësja më e madhe në rajon

55

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ishte e pranishme në ceremoninë hapëse të stërvitjes “Defender 2021”.

Gjatë fjalës së saj, Kim ka vlerësuar lartë kontributin e forcave ushtarake shqiptare.

Yur Kim: Çfarë ditë të lavdishme kemi para. Dua të përgëzojë FA për ceremoninë e sotme. Duken të jashtëzakonshëm ushtarët tanë. Dua tu them mirëseerdhët në Shqipëri. Jemi të nderuar që të bashkohemi me ju. Roli drejtues i Shqipërisë është domethënës dhe roli i Shqipërisë vetëm rritet. Po të shikosh rajonin, Shqipëria është pritësja më e madhe në rajon. Roli i saj në NATO është më i rëndësishëm. Ata kanë luftuar krah për krah me ne. Ju jemi mirënjohës se kur aleatët kanë nevojë për ju jeni aty. E njohim trimërinë tuaj. Shqipëria është strategjike se ofron një bazë të rëndësishme për krizat rajonale. Stërvitja demonstron aftësinë tonë për të hyrë në Europën lindore. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj.

Na keni përsëritur gjithmonë dhe na e keni treguar potencialin tuaj. Ju jemi mirënjohës. Kjo stërvitje është historike dhe vlen të përmendet se do ndodhin këtu në Durrës. Ky operacion logjistik demonstron aftësitë. Përgatitja jonë është përkushtimi SHBA për NATO është i hekurt. Sot e kemi filluar plotësisht. Planifikimi i një operacioni nuk është i lehtë. Të gjitha vendet që marrin pjesë. Po zhvillohet teksa ne festojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Ky është fillimi i gjërave që do bëjmë bashkë. Mbetemi me ju sot, nesër dhe përgjithmonë.