“Nismat rajonale ngecin se mungon njohja nga Serbia”/ Kurti: Kosova e ka situatën më të vështirë se nuk ka liberalizim të vizave

53

Në një prononcim për mediat nga Tirana, kryeministri Albin Kurti është shprehur se shkak për ngecjen e nismave rajonale është mosnjohja e Kosovës nga Serbia.

Ai shtoi se Kosova e ka situatën më të vështirë, pasi nuk ka liberalizim të vizave, por theksoi se janë të vendosur për të zbatuar reformat e kërkuara.

“Isha edhe në një konferencë tjetër rajonale në Selanik. Janë shtuar nismat e ndryshme që bëjnë bashkë liderët e Ballkanit. Duhet theksuar që në fjalën time, konstatova se derisa 6 shtete të Ballkanit janë në BE, ajo nuk është ende e plotë. Kosova e ka situatën më të vështirë, pasi nuk ka as liberalizim të vizave. Jemi të vendosur për të zbatuar reformat e kërkuara.

Nismat rajonale ngecin se mungon njohja nga Serbia. Njohja nga Serbia do krijonte situatën që vendet të ecin më shpejt drejt BE-së. Nevojiten edhe vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve, nuk mjafton vetëm tregu ekonomik.

Në fund dhash një propozim si mund të ecim para, është modeli i marrëveshjes europiane ekonomike. Ne të hyjmë si rajon i përbashkët në marrëdhënie me BE sa i takon ekonomisë dhe tregtisë. Të kalohet nga CEFTA në EFTA EEA.

Gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut t’i bashkangjitet edhe Serbia në njohjen e Kosovës.” u shpreh Kurti.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.