Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme, ja çfarë mund të gatuani për darkë

274

Këto ditë në karantinë na i kanë shtuar edhe më shumë oreksin ashtu si dhe pasionin për kuzhinën. Ka pafund receta të thjeshta dhe shumë të shijshme që mund t’i gatuajmë gjatë kësaj kohe, si për të kaluar kohën, edhe për të shijuar një pjatë të mirë.

Receta e sotme është: kotoleta pule me kos dhe mustardë, shoqëruar me patate të pjekura.

Ju duhen:

– 2 fileto pule

-2 lugë kos

-1 lugëz mustardë

-lëkurë limoni

-kripë

-piper

-hudhër pluhur

-trumzë

-vaj ulliri

-galetë (thërrime buke)

Presim filetot e pulës në copa të vogla me trashësi 1 cm. Shtojmë të gjithë përbërësit, përveç galetës. I përziejmë me kujdes dhe i marinojmë disa minuta. I lyejmë me galetë dhe i vendosim në tavë. I lyejmë me vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë, derisa të marrin ngjyrë.

Patatet pasi i lajmë, i ndajmë në mes, i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, trumzë dhe kripë. I pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta, derisa të marrin ngjyrë dhe të zbuten plotësisht.