Një rrjet i tërë ‘u ngrit në këmbë’ për ta ndihmuar / 24-vjeçarja shqiptare humb betejën me sëmundjen e rëndë

101
Në foto: Valentina Ibrahimi, 24-vjeçarja shqiptare nga Ferizaj

Thirrjet për ndihmë u përhapën në çdo cep të rrjetit, por shifra prej 300 mijë eurosh që nevojitej për kurimin e saj nuk u mblodh dot në kohë.

Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute. Ajo nuk ka mundur ta fitojë betejën me këtë sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme Labinot Tahiri nëpërmjet llogarisë së tij ne Instagram shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes së Valentinës.

Ai la përgjysmë pushimet e tij dhe u kthye në Kosovë vetëm për të mbledhur shumën që Valentinës i nevojitej për të shpëtuar.