Një skandal përpara daljes televizive/ Meghan Markle përballet me të tjera akuza nga Pallati Mbretëror

88

Dukesha e Sussex Mehan Markle është përballur me disa akuza aspak të këndshme, vetëm pak para daljes së saj televizive me Oprah Winfrey. Markle u akuzua nga punonjës të Pallatit Mbretëror se ajo kishte bullizuar stafin që punonte duke i trajtuar keq dhe kjo u raportua nga nga një prej këshilltarëve të saj më të afërt gjatë kohës së saj në Kensington Palace.

Burimet iu drejtuan The Times sepse ata menduan se vetëm një version i pjesshëm i karakterit të Meghan ishte shfaqur për dy vitet e saj si një anëtare e familjes mbretërore dhe ata dëshironin të tregonin anën e tyre, të shqetësuar rreth mënyrës se si trajtohen çështje të tilla nga pallati.

Ankesa pretendonte se ajo dëboi dy ndihmës personalë nga shtëpia dhe po minonte besimin e një anëtari të tretë të stafit.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.