Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

107

Një tërmet me madhësi 6.8 të shkallës Rihter goditi Argjentinën perëndimore të hënën, pasuar nga të paktën pesë goditje që tronditën ndërtesat, por nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve, raporton Reuters.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km (6 milje), tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), me epiqendrën e tij të vendosur 40 km (25 milje) në jug të provincës së San Juan.

Pas tronditjet ishin në madhësi nga 3.5 në 5 të shkallës Rihter, tha Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Postimet në mediat sociale treguan shumë shtëpi dhe ndërtesa që dridheshin, me aktivitetin sizmik duke lënë të çara në rrugë.

Guvernatori i San Juan, Sergio Uñac, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë pas tërmetit.

“Le të vëmë në praktikë të gjitha masat që kemi mësuar për të parandaluar incidentet, ndërsa jemi të përkushtuar të dimë ndikimin e tërmetit për të bashkëpunuar në gjithçka të nevojshme,” tha ai në një mesazh në Twitter, duke këshilluar ata që pësuan dëme ose kanë nevojë për ndihmë për të thirrur numrin e urgjencës 911.

Asnjë paralajmërim për tsunami nuk u lëshua, tha Sistemi i Paralajmërimit për Tsunami në SHBA.

Media argjentinase tha se kishte raporte për dëmtime në disa ndërtesa në zonën e Pocito dhe të paktën një rrugë ishte prishur, por nuk kishte indikacione të hershme të lëndimeve.

Lëkundje të forta u ndjenë gjithashtu në kryeqytetin e Kilit, Santiago, i cili është rreth 300 kilometra nga zona e goditur nga tërmeti por që zyrtarët kilianë kanë thënë se as edhe aty nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.