Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë

2279

Një tërmet ka goditur ditën e sotme jugun e vendit. Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4 i shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet janë ndjerë Gjirokastër, Himarë dhe Vlorë.

Sipas ESMC, epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Himarës, dhe po aq edhe thellësia e tij.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.