Një tjetër sukses/ Këngëtari i njohur shqiptar do të hapë ceremoninë e “Euro 2020”

113

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë nuk kanë fund dhe i tillë është dhe rasti i Ermal Metës, i cili do të bëjë hapjen e “Euro 2020” në Romë.

Lajmin e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Ndeshja hapëse e “Euro 2020” do të luhet mes Italisë dhe Turqisë në datën 11 qershor, ora 21:00 në stadiumin “Olimpico”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një shqiptar hap një kampionat të rëndësishëm. Edhe Era Istrefi ka hapur botërorin “Rusi 2018” me këngën “Live It Up”.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.