Mëngjesi i 26 nëntorit i një viti më parë, do të ishte tragjik për shumë familje shqiptare. 51 persona humbën jetën si pasojë e lëkundjeve të forta e mbi 1000 të tjerë mbetën të plagosur.
Tërmeti shkaktoi dëme të shumta materiale, ku qindra banesa u shembën e dhjetëra pallate u shpallën të pabanueshme.
Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht ne Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë.
Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera, ishte panorama e 26 nëntorit një vit më parë, ku Durrësi, Kurbini, Tirana dhe Lezha, ishin qytetet më të prekura.
Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.