Njihuni me vendin e parë që ndalon pirjen e duhanit në ambjentet e jashtme

112

Oxfordshire do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë plotësisht pirjen e duhanit në ambjentet e jashtme.

Kjo masë do të bëjë që pirja e duhanit në bare, restorante apo në vendin e punës t’i përkasë së kaluarës, shkruan The Sun.

Besohet se Oxfordshire mund të jetë qarku i parë në Angli që nuk do të ketë më konsum duhani deri në vitin 2025, sipas një plani të rënë dakord nga zyrtarët e shëndetit publik para nisjes së pandemisë.

Drejtori i Shëndetit Publik në Oxfordshire, Ansaf Azhar, e përshkroi strategjinë si një lojë të gjatë e të vështirë për të ndryshuar kulturën e pirjes së duhanit, me qëllim parandalimin e vdekjeve që lidhen me të.

“Nuk ka të bëjë me të thënën për të mos pirë më duhan. Ka të bëjë me lëvizjen dhe krijimin e një ambjenti, në të cilin ndalohet pirja e duhanit dhe njerëzit janë të detyruar ta respektojnë këtë rregull.”, u shpreh Azhar.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.