U shpall non-grata nga SHBA-të/Berisha: Rama dhe Soros lobuan për mua, Blinken u keqinformua

14

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka lobuar për shpalljen e tij “non grata” në SHBA.

Berisha theksoi se Rama, bashkë me George Soros, kishin lobuar në DASH, ndërsa shtoi se sekretari Antony Blinken ishte keqinformuar.

“Historiku im me SHBA buron në një besim timin të thellë se pavarësisht nga të gjitha dramat përsëri ky komb ka vokacion perëndimor. Në fjalën time me 22 dhjetor 1990, kryefjalimi i jetës time ka qenë se PD do jetë parti e vokacionit të shqiptarëve. Rilindasit e kanë meritën e jashtëzakonshme se doktrinën e hartuan në Perëndimore, ata nga kryeqyteti i perandorisë otomane qëmtuan doktrinën. Është deklaruar më 22 dhe i është përmbajtur. Jam krenar që arrita të bëhen interpret i vokacionit të shqiptarëve. Kur ka ardhur Jim Baker, thotë kam ardhur me ftesë të Sali Berishës. Më pyeti, Sali, a ka rënë komunizimi. I thashë, ka rënë por mbetjet e tij janë shumë toksike. Nga fjalimi nuk heq asnjë gërmë, Kjo që ndodhi, kam bërë veprimet e mia. Është sinemateria. Është keqformuar e sekretarit Blinken. Nuk besokj që vetë angazhohet për shqyrtim të dosjeve. Është lobimi hakmarrës i Ramës dhe miliarderit Soros,“-u shpreh Berisha për Syri Tv.