Nudo, duke mbuluar pjesët intime… Tuna shijon ditët si beqare pas ndarjes nga Patris Berisha

159

Këngëtarja e njohur shqiptare Altuna Sejdi ka qenë mjaft e komentuar këtë kohë në mediat rozë për shkak të marrëdhënies me partnerin e saj, Patris Berisha. Çifti janë prindër të një djali dhe së fundmi janë ndarë, ndërsa nuk dihet se me cilin prej prindërve po qëndron i vogli.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, u shpreh Patrisi në një emision televiziv pak kohë më parë.

Ndërkaq Tuna po shijon beqarinë duke rikujtuar kohët e vjetra. Ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, ku është shfaqur tejet provokuese.

Në pamjet e realizuara gjashtë vite më parë, Sejdi shihet krejtësisht e zhveshur, teksa gjoksin ka vendosur ta mbulojë me një shirit të zi, çka e bën të pazakontë këtë pozë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.