Nuk frikësohen më nga Covid-19, mijëra kosovarë vizituan Shqipërinë në fundjavë

52

Me sa duket qytetarët kosovarë nuk frikësohen më nga COVID-19 dhe pandemia nuk i ka penguar ata të mos kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka b ërë ke dije se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova dhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me virusin COVID-19.

Në Kosovë janë 8.307 raste aktive, ndërsa shumë prej tyre tashmë të hospitalizuar anembanë vendit.