Nuk grumbullohet me skuadrën/ Tomas Strakosha dyshohet si i infektuar me covid

62

Portieri i kombëtares shqiptare Tomas Strakosha dyshohet se është infektuar me koronavirus. Për këtë arsye ai nuk është i përfshirë në listën e të grumbulluarve, qoftë për kampionat, por edhe për Champions League.

Skuadra e Lazios po përballet me një valë infektimesh, çka krijuar një situate problematike te ekipi italian.

Mjeku i klubit, Fabio Rodia, ka deklaruar në “Lacio Style Channel” se situata për momentin është shumë e paqartë dhe mes kësaj paqartësie, klubi ka vendosur që të marrë masat më të rrepta të mundshme.

Sipas protokollit të UEFA-s, skuadra iu nënshtrua tamponëve para ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Në tamponët e të premtes u verifikuan disa probleme. Pavarësisht kësaj, klubi ka vendosur në izolim këto raste në shtëpitë e tyre, për të bërë pastaj verifikime të tjera dhe për të qartësuar situatën. Ne mbrojmë veten dhe nëpunësit tanë. Do të bëjmë kontrolle të tjera dhe do të qartësojmë situatën. Thjesht vendosëm që të izolonim të gjithë ata, që kishin shfaqur këto probleme. Ata që u nisën për Belgjikë mund të luajnë të gjithë”, tha mjeku italian.