“Nuk ishte aspak e lehtë”, Aurela Gaçe rrëfen momentet e vështira

108

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Mirëpo, përtej suksesit që ka arritur, Aurela ka patur jo pak vështirësi. Në një “bashkëbisedim” me ndjekësit, këngëtarja ka rrëfyer disa prej vështirësive të saj, kryesisht të moshës së hershme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)


“Kur je ti fëmija i madh i familjes, kur s’ke asnjë të ardhur, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme kam patur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare, të cilave duhej t’u jepja zgjidhje vetë. Në koncertin e dytë recital, në Pallatin e Kongreseve isha në borxh 15 milionë lekë. Një pjesë i pagova me sponsora dhe bileta, pastaj, merrja avionin çdo të premte në darkë, shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lek , laja borxhet e kështu me radhë, derisa dola ballë-ndritur,” ka shkruajtur Aurela.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.