“Nuk jemi dele”, Aurela Gaçe ndan mesazhin e fortë

86

Aurela Gaçe është një ndër personazhet e cila duket se ka marrë shkas nga deklarata seksiste e Albi Nakos, për të bërë një reagim të fortë në rrjete sociale. Këngëtarja ka publikuar një status, me të cilin është përpjekur të motivojë të gjitha vajzat dhe gratë të jenë të forta dhe të zonja të vetes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

“Ka një arsye pse më pëlqen tigri. 1..2..3…sulm!Vajza, kush ju sulmon, ta dijë se ne nuk jemi dele.Kush ka frikë nga forca, zgjuarsia, mendja, ëndrrat e tua, thjesht nuk është njeriu për ty. Pikë!As mos u mundo ti mbushësh mendjen. “Frika” që ndjejnë, nuk ka shërim.Qofshin këto edhe gra që ju bëjnë të ndiheni më pak me veten.Po, sigurisht e fatkeqësisht, ka edhe gra që të tregojnë se duhet të sillesh siç ato e mendojnë, përndryshe ti je e pa vlerë për familjen e shoqërinë!Sulmo, e vazhdo rrugën tënde!Mos lejo të të mbyllin në “muret e kufizuar të mendjeve të frikësuara” nga jeta e nga të jetuarit e saj,” ka shkruajtur këngëtarja.

/Descript.al/