“Nuk kishim asgjë”, Rita Ora feston datëlindjen, e ëma bën dedikimin e veçantë

64

Rita Ora feston sot 30 vjetorin dhe urimet për të kanë qenë të shumta. Por, sigurisht që urimin më të rëndësishëm, e ka marrë nga familjarët. Në rastin konkret, nga mamaja e saj, Vera Ora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Me një foto nga fëmijëria e Ritës, Vera ka përshkruar sakrificat e familjes në emigrim dhe krenarinë e tyre për këngëtaren.

“Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën, kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë!Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita!Urime ditëlindjen nana,” ka shkruajtur Vera.

/Descript.al/