“Nuk mbaj mëri”, Vin Veli flet për Bora Zemanin tri vite pas ndarjes

233

Ndarja e Bora Zemanit dhe Dj të njohur shqiptar Vin Veli tre vite më parë, bëri bujë në media. Ish çifti të cilët janë gjithashtu prindër të një djali me emrin Arbror nuk ndanë shumë detaje lidhur me divorcin asokohe. Ndërkohë si rrallëherë Veli ka folur publikisht për këtë pjesë në një komunikim me “Live from Tirana”, ku u pyet nga gazetaret lidhur me temën: A duhet të jemi miq me ish-at?

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini.

Dj nuk ka bërë publike ende një lidhje dashurie ndërsa Bora prej dy vitesh po shijon romancën me partnerin e saj, Donald Veshaj, i cili gjithashtu është një emër i njohur për publikun shqiptar. /Descript.al/