“Nuk më bën Arditi artiste”, Albëria flet për festivalet e muzikës

70

Albëria Hadërgjonaj ka treguar hapur disa herë se nuk e ka në plan të marrë pjesë në ndonjë festival muzikor, pasi sipas saj, në to nuk fitohet me meritokraci. Në një intervistë të dhënë së fundi, Albëria ka risjellë në vëmendje një “përplasje” që ka patur dikur me Ardit Gjebrean, pasi kishte folur për “Këngën Magjike”.

“Festivalet për fat të keq, prandaj kam hezituar të marr pjesë, e kam thënë edhe tek Kënga Magjike që më pëlqen shumë se të promovon si festival dhe Arditit i ka ngel hatri. Por mua nuk më bën as Ardit Gjebrea as asnjë njeri në botë artiste se ma ka dhënë talentin Zoti.Unë nuk jam servile e askujt se nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Jam Albërie Hadërgjonaj dhe dua drejtësi dhe më vjen keq që nuk ka festivale që të kenë akoma një filtër një sitë për të përzgjedhur artistët,” është shprehur ndër të tjera këngëtarja.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.