“Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës”/Monika Kryemadhi ‘qan hallin’ e grave naftëtare: Këto pasoja do ndihen edhe në Tiranë

171

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka takuar gratë naftëtare në Ballsh, të cilat prej 3 ditësh janë në grevë urie.

Gjatë takimit me to, Kryemadhi u shpreh se duhet gjendur koka e problemit e duhet goditur, kurse shtoi se pasojat e Mallakastrës do të ndihen deri në Tiranë.

“Ju sot jeni në gjendje të rëndë. Këtu koka e problemit është e njëjta e duhet të ndëshkohet koka. Pasojat e Mallakastrës do vijnë edhe në Tiranë, duke shkaktuar probleme ekonomike e financiare. Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës”, tha Kryemadhi.