“Nuk zuri mend”/ Policia i shkon në shtëpi dhe kap me drogë 47-vjeçarin

71

Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

A.S. Banues në Bulqizë, iu gjet dhe sekuestrua 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë ku kishte kultivuar fara cannabis sativa.

Ai nuk është i panjohur për policinë pasi, është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet një 47-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë ku kishte kultivuar fara cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në banesën e tij, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. S.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.2 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe disa kubikë ku ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.