‘O të paditur, që tallni b…. me këtë popull…’ / Mjeku i njohur shpërthen keq ndaj Skënder Bratajt, Eugena Tominit dhe disa kolegëve të tij

33114
Në foto: Mjeku Petrit Vargu

Mjeku i njohur, Petrit Vargu ka reaguar me tone të ashpra ndaj shefit të Urgjencës, Skënder Brataj, Eugena Tominit, Artan Mezinit dhe Genc Sulcebe duke thënë se deklaratat e tyre për Covid-in i ngjanin si dezinformuese.

“Dikush na mësonte që kortizoni nuk duhen përdorur ditën e parë por pas ditës së dhjetë. Shkurt, kur e ka marrë ferra uratën”, shkruan ndër të tjera mjeku Vargu në Facebook dhe shton se në spitalet e botës sugjerohet që përdorimi i kortizonit jepet që në ditën e pestë ose të gjashtë.

Ndërkohë, përsa i përket mospërdorjes së antibiotikëve, Vargu thotë se profesorët gjermanë folën për origjinë bakteriale të pandemisë dhe në këtë kohë rekomandohet edhe kombinimi i tre antibiotikëve, njëri prej të cilëve shërben si anti inflamator.

Statusi i plotë i Petrit Vargut:

Dje pashe nje emision qe ishte me mire mos e shihja, pasi me ngjante shume dezinformues, ne kete moment delikat per popullin. Dikush na mesonte qe kortizoni nuk duhen perdorur diten e pare, por mbas dites se dhjete. Dhe te tjeret aprovonin. Shkurt,kur e ka marre ferra uraten.

Bota, thote ne diten 5-6. Dikush tjeter, kerkonte qe mos perdoren antibiotiket, pasi nuk i bejne gje virusit. Qelloi keq, sepse ne te njejten dite profesoret gjermane folen per origjine bakteriale te pandemise. E c’te keqe ka te behesh nje hiperdiagnoze ne kete semundje kaq te rrezikshme!?

Ne nje kohe qe rekomandohet edhe kombinimi i antibiotikeve, madje deri ne tre te tille. Ku njeri ndihmon edhe si antiinflamator. Po pse nuk flisni per mjeket ORL, qe po i ngopin pacientet me antibiotike, per nje dhimbje veshi? Nje elitar tjeter, buzeqeshte dhe thoshte disa gjysma fjalish. Shkenca e tij kufizohej me histori telefonash dhe autobuzesh.

Me vone, bene dhe nje gabim politiko-teknik. Dolen padashje, kunder krye-epidemiologut. Ndersa ai rekomandon vizitat on-line, keta dolen kundra imazheve me whatsup. Po le te dale nje mjek ne Shqiperi qe shkon viziton pacientet ne shtepi ne kohe Covidi. O te paditur,o te pa skrupullt! Qe gjeni disa biba si moderatore dhe tallni b…. me kete popull.

(Descript.al)