‘O vëlla pse ike’ / Gazetari i njohur postim prekës për ndarjen nga jeta të mjekut të QSUT-së nga Covid-i

407

Gazetari Erion Kristo ka bërë një postim mjaft prekës, për mikun e tij dhe njëherësh mjekun e njohur, Bledi Nini, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në Itali si pasojë e Covid-19.

Kristo shprehet se ky lajm ka lënë të tronditur familjen dhe të gjithë miqtë e Ninit, ndërsa shprehet se të gjithë patën besim se ai do ta mposhte virusin.

Nini u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare, në Itali, ku ishte dërguar për mjekim nga ana e familjarëve të tij, pas infektimit me Covid 19.

Postimi i Erion Kristos:

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve.

Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla.

Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më“, shkruan Kristo në postimin e tij në rrjetet sociale.”

(Descript.al)