OBSH: Numri i të infektuarve mund të rritet, pavarësisht procesit të vaksinimit

46

Një eksperte e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se suksesi i programit të vaksinimit të Britanisë së Madhe nuk është i mjaftueshëm për ta mbrojtur nga një valë tjetër e koronavirusit.

Catherine Smallwood, një zyrtare e lartë e urgjencës së OBSH-së në Evropë, tha gjithashtu se besimi te vaksinat mund të jetë zbehur pas shqetësimeve se AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku, shkruan TheGuardian.

Smallwood paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar ende ka potencial për të ‘ringjallur’ virusin dhe se masat që kanë qenë në fuqi janë ato që e kanë frenuar përhapjen e tij dhe jo vaksinimi.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.