OBSH paralajmëron rrezikun: Situata do të jetë kritike, koha për ashpërsim masash

27

“Me rifillimin e shkollave dhe ardhjen e stinës së vjeshtës, Europa po hyn në një fazë thelbësore në luftën kundër Covid”.

Ishte ky paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që bën thirrje për ashpërsimin e masave kundër Covid-19.

“Ka ardhur koha të marrim vendime të ashpra për të mbrojtur personat që janë më të rrezikuar, për të vazhduar mësimin në shkolla edhe nëse duhet të sakrifikojmë gjëra të tjera”,- tha drejtori i urgjencës së OBSH-së, Michael Ryan.

Më tej OBSH sqaron:

“Europa po hyn në një periudhë në të cilën njerëzit do të fillojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Rastet do të rriten. Duhet të bëhen kompromise, në mënyrë që të rinjtë dhe të moshuarit të vazhdojnë jetën sociale. Mënyra e vetme është që të rinjtë të ruajnë distancën për të ndihmuar në uljen e rasteve.”

Po ashtu, OBSH shtoi se njerëzit nën moshën 20 vjeç përbëjnë më pak se 10% të rasteve dhe më pak se 0.2% të viktimave dhe se mbyllja e shkollave duhet të shihet si një mundësi e fundit.

/descript.al/